Pastori tenton të ecë në ujë si Jezusi, e hanë krokodilat

Publikuar tek: bota, më 21:05 15-05-2017 Pastori tenton të ecë në ujë si Jezusi, e hanë krokodilat

Një pastor i kishës së Zimbabve duke u përpjekur që të tregonte se si Jezusi po ecte mbi ujë për të kaluar lumin në këmbë, është ngrënë i gjallë nga tre krokodilë.

Jonathan Mthethëa i kishës “Shenjti i Ditëve të Fundit”, solli kongregacionin e tij në zonën e njohur në vend si Lumi i Krokodilëve para se të provonte rekreacionin e tij biblik.

Sipas dëshmitarëve okularë, pastori hyri në ujë dhe eci rreth 30 metra përpara se të përpiqej për të dalë në sipërfaqe. Për fat të keq, pastori u sulmua nga krokodilët që e kthyen atë në një vakt të bollshëm.

Vetëm sandalet dhe rrobat iu gjetën.  Dëshmitari  Deacon Nkosi tha:-“Pastori na foli neve rreth besimit në shtunën e javës së kaluar. Ai na premtoi se do të nga tregonte besimin tij sot, por fatkeqësisht u sulmua dhe u hëngër nga 3 krokodilë përballë nesh.

Në akoma nuk e kuptojmë se si kjo ndodhi sepse ai agjëronte gjatë gjithë javës. Ata e mbaruan pastorin brenda pak minutave. Gjithçka që mbeti prej tij ishin një pa;ë sandale dhe mbathjet që lundronin mbi ujë. Kur shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, pastori tashme kishte vdekur”.

Article Logic
Execution time: 0.011888980865479
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78744" }