Alarmi i OBSH-së: 1.2 milion adoleshentë vdesin çdo vit, zbuloni shkaqet që mund të parandalohen në kohë

Publikuar tek: bota, më 12:05 16-05-2017 Alarmi i OBSH-së: 1.2 milion adoleshentë vdesin çdo vit, zbuloni shkaqet që mund të parandalohen në kohë

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se mbi 3,000 adoleshentë vdesin çdo ditë nga shkaqe kryesisht të parandalueshme.

Në total sipas po të njëjtit raport, humbin jetën rreth 1.2 milion adoleshentë çdo vit.

“Në vitin 2015, mbi dy të tretat e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në vende me të ardhura të vogla ose të mesme, në Afrikë dhe në Azinë Juglindore”, thuhet në raport.

Sipas tij, shkaktarët më të mëdha të vdekjes së adoleshentëve janë infeksionet respiratore dhe vetëvrasjet.

“Shumica e këtyre vdekjeve mund të parandalohen me shërbime të mira shëndetësore, edukim dhe mbështetje sociale. Por, në shumë raste, adoleshentët që vuajnë nga çrregullime mendore, përdorimi i substancave ose kequshqyerja nuk mund të marrin masa parandaluese sepse shërbimet e tilla nuk ekzistojnë në disa vende ose kanë mungesë informacioni”, shkruhet në raportin e OBSH-së. 

Article Logic
Execution time: 0.01658296585083
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78821" }