Skandal në Delvinë, fashistët e “agimit të artë” ngrënë flamurin grek

Publikuar tek: aktualitet, më 17:05 16-05-2017 Skandal në Delvinë, fashistët e “agimit të artë” ngrënë flamurin grek

Nuk kanë të ndalur skandalet e ekstermistëve grek në jugun e Shqipërisë, teksa të dielën në fshatin Kranë të Delvinës përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë detyruan nxënësit për të hoqur flamurin shqiptar dhe ngritur flamurin e Greqisë dhe të aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Ky denoncim vjen nga studiuesi Arben Llalla, i cili ka publikuar edhe fotot e rastit të fjalë në faqen e tij në “Facebook”. Ai shkruan se pjesë e personave që ngritën flamurin grek ishte edhe poeti dhe shkrimtari i dënuar në vitin 1994 për terrorizëm Vangjel Papakristo. Sipas studiuesit Llalla aktiviteti ishte bërë për të kujtuar terroristin grek Thimio Lolis i cili ka kryer masakra në jugun e Shqipërisë.

Më poshtë postimi i plotë i Arben Llallës:

Të dielën në fshatin Kranë të Delvinës përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë si Agimi i Artë, SFEVA, PSIVA, ES1914, në shoqërinë e poetit dhe shkrimtarit i dënuar në vitin 1994 për terrorizëm Vangjel Papakristo dhe të mësueses Marina Kaisi e cila detyrojë nxënësit e saj dhe hoqën flamurin shqiptar duke vendosur flamurin e Greqisë dhe të Aneksimit të jugut të Shqipërisë. Ata përkujtuan terroristin grek Thimio Lolis i cili në vitin 1914 kreu masakra në jugun e Shqipërisë, dhe më 1944 mori pjesë me Zervën në masakrat në Çamëri.

Article Logic
Execution time: 0.0022339820861816
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78851" }