“Mashtrimi i Bashës me paketën McAllister, kërkon t’ia lerë përgjegjësinë Ramës”

Publikuar tek: politike, më 20:05 16-05-2017 “Mashtrimi i Bashës me paketën McAllister, kërkon t’ia lerë përgjegjësinë Ramës”

Pas mbledhjes me aleatët, Lulzim Basha, sipas raportimeve të shumta në media ka deklaruar se ka pranuar të votojë vettingun dhe paketën McAllister, por është kryeministri Edi Rama ai që e ka refuzuar atë.

Megjithatë gazeta elektronike pranë qeverisë shkruajnë se kjo është “një lojë djallëzore e Bashës”, për t'ia lënë përgjegjësinë Ramës.

Ja çfarë shkruan Javaneës:

Lulzim Basha ka shpërndarë lajmin se Rama ka rrëzuar paketën McAllister.

Kjo, pasi sipas Bashës, Rama nuk pranon të shkojë më tutje se korriku për shtyrjen e zgjedhjeve. Basha kërkon që zgjedhjet të shtyhen deri në vjeshtë. Në fakt Basha po mashtron dhe kërkon t’ia lërë përgjegjësinë Ramës, për dështimin e radhës të arritjes së një marrëveshje që do e nxirrte PD nga çadra dhe do e fuste në zgjedhje. Paketa McAllister, nuk parashikonte në asnjë vend, shtyrjen e zgjedhjeve deri në vjeshtë. Pra, Rama nuk ka bërë asnjë tërheqje, pasi nuk ka thënë kurrë se do të pranojë shtyrjen e zgjedhjeve deri në shtator. Ai ka deklaruar se është gati të negociojë për paketën McAllister, por nuk mund të shkelë afatet kushtetuese për zgjedhjet. Ky eshte edhe qendrimi zyrtar i PS.

Article Logic
Execution time: 0.002310037612915
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78876" }