Vdekja tragjike e Blerta Pepës, Berisha: Më ka tronditur thellë, të sqarohen me vërtetësi shkencore rethanat

Publikuar tek: aktualitet, më 20:05 16-05-2017 Vdekja tragjike e Blerta Pepës, Berisha: Më ka tronditur thellë, të sqarohen me vërtetësi shkencore rethanat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 16 vjeçarja Blerta Pepa, gjatë një operacioni në spitalin Kontinental në Tiranë. Berisha shprehet i tronditur nga ngajrja e rëndë, por thotë se me vërtetësi shkencore duhet të zbardhen të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie.

Postimi i Berishës:

Te dashur miq, vdekja e vajzes, 16 vjecares Blerta Pepa, gjate nje operacioni jo te rende, me ka prekur shume dhe ka shokuar mbare shoqerine.

Pa ekspertizen shkencore nuk mund te dime shkakun e vertet te kasaj vdekje tragjike qe keputi jeten e ketij engjelli te talentuar dhe ka tronditur thelle jo vetem familjen e Blertes por mbare shoqerine tone.

Le te shpresojme dhe te kerkojme qe sa me shpejte te sqarohet me vertetesi shkencore shkaku, rrethanat, pergjegjesite e kesaj vdekje tragjike.

Me kete rast le t'i shprehim ne se bashku ngushellimet me te thella prinderve, vllezerve, te gjithe familjareve, shoqeve dhe shokeve te artistes se talentuar dhe te lutemi se bashku me ta qe shpirti i Blertes te gjeje paqen e merituar! sb

Article Logic
Execution time: 0.0023429393768311
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78879" }