PD anulon deklaratën “urgjente” për media

Publikuar tek: politike, më 21:05 16-05-2017 PD anulon deklaratën “urgjente” për media

Partia Demokratike njoftoi rreth orës 23:00 se gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të kishte një deklaratë për media.

U tha se në deklaratën, me shumë mundësi nga vetë kreu i kësaj partie, Luzlim Basha, do të njoftohej për dështimin e negociatave, pas refuzimit që sipas PD, kryeministri Edi Rama i ka bërë paketës McAllister dhe shtyrjes së datës së zgjedhjeve.

Por burime nga PD bëjnë me dije se nuk do të ketë deklaratë për media. Anulimi i deklaratës nuk dihet se për çfarë arsye është bërë.

Kujtojmë se më herët, burime nga PD deklaruan se opozita është e gatshme të votojë vetingun, por kërkon shtyrje të zgjedhjeve në shtator për të realizuar numërim elektronik dhe identifikim biometrik të votuesve.

Megjithatë as Rama dhe as Basha nuk janë prononcuar gjatë gjithë ditës së sotme lidhur me ecurinë e negociatave.

Duket se e nesërmja do të hedhë më shumë dritë se çfarë ka ndodhur te të dyja kampet.

Article Logic
Execution time: 0.002277135848999
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78885" }