Një ditë pas dështimit të negociatava, Ramës përshëndet shqiptarët me imazhin e “heronjve të heshtur”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 06:05 17-05-2017 Një ditë pas dështimit të negociatava, Ramës përshëndet shqiptarët me imazhin e “heronjve të heshtur”

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në profilin e tij në facebook imazhin e “heronjve të heshtur”, siç i cilëson ai.

Bëhet fjalë për punonjësit e sistemit të energjisë elektrike. Kryeministri shkruan se në këtë drejtim janë bërë shumë reforma, ku më e rëndësishmja është lehtësimi i faturës së enenergjisë elektrike.  

“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të përkushtimit në detyrë të këtyre heronjve të heshtur që shërbejnë çdo ditë, në çdo orë dhe shumë më fort në kushte tejet të vështira, për të siguruar furnizimin me energji për qytetarët kudo ndodhen.

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata punonjës në sistemin e energjisë që me aftësitë dhe ndershmërinë e tyre e kthyen reformën në energji në një histori suksesi, falë së cilës sot shqiptarët paguajnë më pak për faturat e tyre ndërsa sektori nga një barrë për taksapaguesit, tanimë kontribuon me të ardhura në buxhetin e përbashkët të shqiptarëve.

Shumë është bërë por edhe më shumë mbetet ende për tu bërë në rrugën e kthimit të energjisë në një burim mirëqenie për Shqiptarët. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot”, shkruan Rama, sot në mëngjes, një ditë pas dështimit të negociatave me opozitën. 

 

18519479_10154755479081523_7712326611978923369_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.016633033752441
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78908" }