Arrestohet inxhinieri shqiptar në Angli, po trafikonte drogë

Publikuar tek: rajon, më 15:05 17-05-2017 Arrestohet inxhinieri shqiptar në Angli, po trafikonte drogë

Policia angleze njoftoi se ka arrestuar një emigrant shqiptar, i cili qëndronte ilegalisht në Britani dhe që merrej me trafik të lëndëve narkotike. Shqiptarit i janë gjetur në çantë e plot 4 kg kokainë e pastër.

Pas arrestimit të tij një fakt ka habitur tej mase plicinë britanike, shqiptari ishte i diplomuar në inxhinieri dhe pas kapjes ka deklaruar se kishte shkuar në Britaninë e Madhe për të fituar para në mënyrë që të paguante trajtimin spitalor të babait të tij në Tiranë.

Si fillim Muja, kur kishte m,bërritur në Angli kishte punuar larë makina, por më vonë filloi të merrej edhe me shitjen e drogës duke parë se ajo ishjte shumë më fitimprurëse.

Muja u deklarua fajtor për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin e tregut vendas. Avokati mbrojtës Adrian Eissa, tha se Muja ishte njeri i arsimuar i cili kishte ardhur në Britaninë e Madhe për të fituar para që të paguante trajtimin e babait të tij në gjendje serioze për shkak të mushkërive. Por, pavarësisht pretendimimeve, gjykata vendosi 4 vite e gjysmë burg për 25 vjeçari, ndërsa 1280 sterlinat e gjetura janë konfiskuar. 

Article Logic
Execution time: 0.0022921562194824
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78974" }