Krasniqi: Marrëveshja do të arrihet nesër për dy arsye

Publikuar tek: politike, më 19:05 17-05-2017 Krasniqi: Marrëveshja do të arrihet nesër për dy arsye

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” thotë se marrëveshje midis klasës politike pritet të arrihet gjatë ditës së nesërme edhe për dy arsye.

“Në fakt marrëveshja pritet të ndodhi, por le të themi nuk do të ndodhë pas takimit të sotëm por nesër pas vendimit të kolegjit zgjedhor. Është një lloj dakordësimi edhe midis negociatorëve ndërkombëtarë. Të gjithë po flasim për negociata amerikane dhe paketën gjermane, por asnjë gjerman nuk është në takim.

Kemi parasysh që edhe vetë komuniteti ndërkombëtar ka nevojë të miratojë disa nga pikat, pasi në dijeninë time palët kanë propozuar disa nga pikat që nuk kanë qenë në çështje të marrëveshjesh, por çështje të ndarjes së pushteteve në institucione të ndryshme. Të njëjtët lider politik e refuzuan të njëjtën marrëveshje dhe po shkojmë prapë aty. Nëse do të ishte miratuar do t’i kursenim vendit shumë kohë”, shprehet Krasniqi.

Article Logic
Execution time: 0.017844915390015
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-78997" }