Vasili: LSI është pro “McAllister”, data e zgjedhjeve është brenda në paketë

Publikuar tek: politike, më 20:05 17-05-2017 Vasili: LSI është pro “McAllister”, data e zgjedhjeve është brenda në paketë

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka shprehur edhe një herë dakortësinë e tij me paketën McAllister, që i jep zgjidhje krizës politike në vend.

Vasili tha se nuk ka arsye pse palët të mos e pranojnë këtë paketë dhe se çdo minutë e humbur është në dëm të shqiptarëve.

I pyetur për datën e zgjedhjeve, që është pika që ndan palët politike, Vasili ka thënë se paketa McAllister e ka një datë brenda saj dhe kjo është 16 korriku.

Fjala e Vasilit:

Sot patëm mundësi të zhvillojmë një dialog më të gjerë. Ishet një nismë e dobishme. U njohëm në mënyrë të detajuar me produktin e negociatave mes PD dhe PS dhe me paketën McAllister.
Përsa i takon LSI ne vazhdojmë të jemi të bindur dhe të pa lënkundur që paketa McAllister duhet të zbatohet pikë për pikë.

Duhet të ishte pranuar që në momentin kur u bë publike megjithatë nuk është vonë. Është një paketë kompromisi e pranueshme për të gjithë. Problemi kryesor është vlerësimi i kohës dhe çdo momenti, sepse çdo minutë e humbur është në dëm të vendit.

Paketa McAllister ka një datë zgjedhjesh brenda e cila është 16 korrik, që është nëj datë e arsyeshme dhe mjaft normale. Pra siguron një moment optimal për të gjitha pasiguritë e opozitës.

Paketa është një paketë e integurar pasi mbështetet edhe nga partnerët amerikanë.

Ka një diskutim kokë më kokë mes zotit Rama dhe Basha. Besoj që nuk ka një arsye që ky kompromis u dobishëm për të gjithë, të mos arrihet.

Article Logic
Execution time: 0.002295970916748
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79007" }