Spahiu- Bojaxhiut: Hap televizorin del Rama, hap frigoriferin më del ti

Publikuar tek: politike, më 20:05 17-05-2017 Spahiu- Bojaxhiut: Hap televizorin del Rama, hap frigoriferin më del ti

Kreshnik Spahiu ka replikuar ashpër me kreun e partisë ‘Sfida për Shqipërinë’, Gjergj Bojaxhiu në lidhje me mundësinë për shtyrje të zgjedhjeve.

Spahiu tha se është legjitime shtyrja e zgjedhjeve, ndërsa Bojaxhi tha se nuk është legjitime pasi 18 qershori është dekretuar nga Presidenti dhe çdo qytetar ka të drejtë të votojë.

“Askush nuk mund të ma heqë të drejtën të votoj më 18 qershor. Është dekretuar nga Presidenti, është me Kushtetutë”- tha Bojaxhiu.

Nga ana tjetër Spahiu tha se s’mund të shkohet në zgjedhje pa opozitën duke ‘akuzuar’ për monopolizim të ekraneve, kryeministrin Rama, Bojaxhiun dhe Blushin.

“Hap televizorin del Rama, hap frigoriferin del ti. Kudo del vetëm ti dhe Blushi. Hap lavatriçen del ti. Nuk hapim dot frigoriferin”, – tha Spahiu.

Article Logic
Execution time: 0.0023040771484375
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79009" }