Urimi ‘thumbues’ i Blushit për marrëveshjen: Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!

Publikuar tek: politike, më 09:05 18-05-2017 Urimi ‘thumbues’ i Blushit për marrëveshjen: Urime Luli!  U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!

Kryetari i “LIBRA-s” ka dhënë një urim ‘thumbues’ për arritjen e marrëveshjes PS-PD duke i’u drejtuar kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

“Urime Luli!  U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!”, shprehet Blushiu duke shtuar se “nëse kanë qëndruar në çadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ja ka vlejtur”.

REAGIMI I BEN BLUSHIT:

URIM PËR MARRËVESHJEN

Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve.

Megjithatë nëse kanë qëndruar në çadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ja ka vlejtur. Zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti, por kur ka më shumë standart.

Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë në fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!

Article Logic
Execution time: 0.002263069152832
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79054" }