Faqja e parë e RD gëzon demokratët: Ndër të paktat herë që më pëlqen një cover gazete

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:05 18-05-2017 Faqja e parë e RD gëzon demokratët: Ndër të paktat herë që më pëlqen një cover gazete

Faqja e parë e gazetës Rilindja Demokratike, sot u ka pëlqyer shumë demokratëve.

“Mirënjohje” është titulli hapës i gazetës dhe ka në qendër protestuesit demokratë të cilët erdhën nga rrethet për t’iu bashkuar organizimit të Bashës për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ndër të paktat herë që më pëlqen një cover gazete !
Fjale që shqiptohet e realizohet shumë pak herë por të jepka një ndjesi t'bukur !
P.s : Sugjeroj që ndonjë gazete tjetër të shkruajë Faleminderit !
Jemi në fushate mos i kurseni”, sugjeron shkodrania Lola Cerku.

E në fakt, Bashës i duhet të falenderojë orë e çast ata demokratë që prej tre muajsh, të organizuar me turne nuk e kanë lënë bosh çadrën dhe kanë qendruar stoikisht për zgjedhje të lira e të ndershme  apo qeveri teknike, ndonëse kjo e fundit nuk parashikohet në marrëveshjen e firmosur mbrëmë. 

Article Logic
Execution time: 0.018245935440063
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79063" }