Ndërron jetë këngëtari i njohur amerikan

Publikuar tek: bota, më 11:05 18-05-2017 Ndërron jetë këngëtari i njohur amerikan

Këngëtari i njohur amerikan Chris Cornell ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Në një deklaratë të dhënë për “The Associated Press”, Brian Bumbery tha se Cornell vdiq të mërkurën mbrëma në Detroit, por  shkaku i vdekjes ende nuk është zbuluar.

Këngëtari njihet si vokalisti kryesor dhe kompozitor i grupit Soundgarden, i njohur që prej vitit 1994 me albumin “Superunknown”. Grupi u nda në vitin 1997, për t’u ribashkuar në 2010-n për albumin e tyre të gjashtë “King Animal”.  Muzika e tyre është vlerësuar me dy çmime Grammy dhe kanë arritur të shesin më shumë se 10.5 milionë kopje të albumeve. Gjatë pauzës 13-vjeçare në muzikë, Chriss kaloi në një periudhë të errët të jetës së tij dhe qëndroi në rehabilitim disa kohë për varësinë ndaj alkoolit.

Suksesi i tij arriti majat pas bashkimit me grupin Audioslave, me anëtarë të grupit Rage Against The Machine. Ai gjithashtu ka kënduar kolonën zanore të filmit James Bond, “Casino Royale”.

Article Logic
Execution time: 0.017817974090576
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79073" }