Pakti Rama-Basha, reagon për herë të parë kreu i LSI Petrit Vasili

Publikuar tek: politike, më 19:08 18-05-2017 Pakti Rama-Basha, reagon për herë të parë kreu i LSI Petrit Vasili

Petrit Vasili kreu i LSI ka reaguar për herë të parë për marrëveshjen e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e tij Vasili shprehet i kënaqur që opozita do të marë pjesë në zgjedhje dhe që marrëveshja u arrit, sakaq shton se për këtë pakt ka punuar edhe ai vetë deri në fund.

Më tej Vasili i drejtohet me ironi PD teksa thotë "shpresoj që opozita të realizojë objektivat e saj".

“Jam i kënaqur që më në fund u arrit marrëveshja që luftova deri në fund. Jam i kënaqur edhe që opozita do të marrë pjesë në zgjedhje. Çlirimi nga detyrimet burokratike më jep gjithë kohën që t'i dedikohem fushatës për të nxjerrë LSI-në forcë të parë.

Shpresoj që në këto 7 ditë të çmuara të shtyrjes së zgjedhjeve, opozita do të realizojë objektivat e saj për standarde të larta në zgjedhje, luftën kundër drogës dhe dekriminalizimin”, shkruan Vasili.

Më shumë në këtë kategori: « Reagimi i ashpër i Blushit për marrëveshjen PS-PD: Këto kanë vendosur të bashkëqeverisin
Surpriza: Ja çfarë do ndodhë me çadrën, sekretari organizativ i PD jep njoftimin e rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79122" }