Pakti Rama-Basha, analisti Andi Bejtja: Po kthehemi tek viti 2008. Ndërhyn Petrit Vasili: Nuk janë pak 7 ditë

Publikuar tek: politike, më 19:05 18-05-2017 Pakti Rama-Basha, analisti Andi Bejtja: Po kthehemi tek viti 2008. Ndërhyn Petrit Vasili: Nuk janë pak 7 ditë

Analisti Andi Bejtja i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi komentoi marrëveshjen mes Ramës e Bashës, duke thënë se ajo na kthen pas në kohë, në vitin 2008-të (penalizimi i LSI), siç tha ai.

“Mirëmbrëma Republikës së Vjetër. Them këtë se jemi kthyer tek ajo Republika e 2008, kur forcat politike bënë atë që të gjithë e dinë. Se kuptoj pse nuk lejohet që partitë të bëjnë marrëveshje. Tani PD-ja e zëvendësoi parrullën Rama ik me Rama hajde”, tha ai.

Duke folur për datën e zgjedhjeve ai shtoi se në një javë opozita nuk mund të përmirësojë standardet zgjedhore.

“Do përmirësoheshin standardet zgjedhore A ndodh kjo me një javë shtesë? Mund ta kishin lënë në 18 qershor më mirë. Në një javë PD që kërkoi Republikë të Re nuk ka çfarë i bën as drogës as standardeve zgjedhore”, tha ai.

I ftuar në studio ishte edhe kreu i LSI-së Petrit Vasili, i cili me këtë marrëveshje humbet edhe postin e ministrit të Drejtësisë. Përmes ironisë Vasiliiu drejtua analistit Bejtja: “Ndoshta pak ditë janë më të vlefshme se muaj të tërë. Nuk janë pak 7 ditë mo burrë”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0024209022521973
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79132" }