Gjinushi del hapur kundër Ramës: Pakti ka një hile të madhe

Publikuar tek: politike, më 22:28 18-05-2017 Gjinushi del hapur kundër Ramës: Pakti ka një hile të madhe

Pasi kreu i LSI, Petrit Vasili e konsideroi si antikushtetues pikën e marrëveshjes Rama-Basha për privimin e partive nga e drejta për të krijuar koalicione në zgjedhjet e 25 qershorit, këtij qëndrimi i është bashkuar edhe kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi. Kreu i PSD gjithashtu ështe treguar i drejtpërdrejtë kundër marrëveshjes. Ai tha se pakti shkel Kodin Zgjedhor.

“Nuk është zgjidhur juridikisht. Është një marrëveshje politike që shkel kodin dhe një hile e madhe politike, pasi nuk mund të përjashtohen koalicionet. Kjo është një e drejtë universale dhe këtu flitet për një lojë politike që nuk shkon. Unë nuk e di se me çfarë baze Presidenti do të shtyjë zgjedhjet me 1 javë”, u shpreh Gjinushi në një emisionTop Channel.

Më shumë në këtë kategori: « “Jo vetëm besnikë, por japin edhe dashuri pa kushte”, kë ironizon kaq hidhur Kryemadhi?
Bregu: Po të pranonim më parë, do kishim kohë për t'u organizuar për zgjedhje »
Article Logic
Execution time: 0.02253794670105
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79146" }