Këshilltari i LSI ironizon heqjen e çadrës së opozitës: Kjo është kryevepër! Jo për atë që u ndërtua, por për atë që u prish

Publikuar tek: fcb-bomb, më 06:05 19-05-2017 Këshilltari i LSI ironizon heqjen e çadrës së opozitës: Kjo është kryevepër! Jo për atë që u ndërtua, por për atë që u prish

Këtë mëngjes me heqjen e çadrës së opozitës, pas marrëveshjes së re mes Ramës dhe Bashës kanë nisur edhe reagimet e para në rrjetet sociale.

Këshilltari i LSI-së, Emiljano Aleksi poston një foto të çadrës së opozitës, ndërsa ngjitur me të posterin e ekspozitës së 100 veprave të artistëve më në zë të artit italian që u hap prej 2 prillit në Tiranë.

Sipas këshilltarit u prish çadra, por ranë edhe skenarët për dhunë në ditën e zgjedhjeve, deri sa të ndërtohet diçka tjetër.

STATUSI I PLOTË

Mirëmengjes #Republikë!

E Re, e Vjetër.. Çfarëdo qofsh!

#Është Kryeveper!

#Jo për atë që u ndërtua por për atë që u prish!

#U prish Çadra!

#U prish, skenari e zgjedhjeve pa opozitën!

#U prish skenari për dhunë ditën e zgjedhjeve!

#U Prish 18 qershori!

#Derisa të ndërtohet dicka e re do dëgjojë!

Himni i trimave te Skenderbeut!

Kjo ditë na ftonë edhe kush nuk ndalët,
Atdheu ne na fton, ne na fton Atdheu...

#KetoJaneKRYEVEPRAT!

Article Logic
Execution time: 0.0023550987243652
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79172" }