Iku nga posti i zv.kryeministrit, reagon Niko Peleshi: Falë kujt u realizua marrëveshja PS-PD dhe kush doli i fituar

Publikuar tek: politike, më 08:05 19-05-2017 Iku nga posti i zv.kryeministrit, reagon Niko Peleshi: Falë kujt u realizua marrëveshja PS-PD dhe kush doli i fituar

Vetëm një ditë pas realizimit të marrëveshjes McAllister+ ndërmjet PS-PD ka reaguar zv.kryeministri Niko Peleshi.

Peleshi është një ndër personat që do të ‘flijohet’ nga kjo marrëveshje, pasi në vend të tij do vendoset një zv.kryeministër tjetër i propozuar nga PD.

Peleshi shprehet i bindur kjo marrëveshje u realizua falë iniciativës të Ramës dhe se të fituar kanë dalë Basha dhe PD.

REAGIMI I PLOTË I NIKO PELESHIT:

NJE DITE E RE
Sot është një ditë e re për Shqipërinë.
Dje u kthye faqja e tranzicionit të stërgjatë dhe një faqe e re fillon të shkruhet nga sot në historinë e Shqipërisë.
Kriza u kapërcye me impenjimin e ndërkombëtareve, por marrveshja politike për Shqipërinë e re u arrit me iniciativën dhe guximin e Edi Ramës. 
Dje u hoq vija e kuqe qe ndan interesat e partive nga interesi afatgjatë i vendit. 
Ndaj sot i fituar është edhe Lulezim Basha dhe Partia Demokratike. 
Kjo marrveshje krijoi parakushtet dhe modelin se si për ceshtje të mëdha politika duhet të jetë bashkë. Sepse ceshtjet tona të mëdha nuk janë idiologjike por logjike, nuk janë të partive tona , por të Shqipërisë. Drejtesia, integrimi, pronat, legalizimet, zhvillimi i territorit, decentralizimi, administrata publike, arsimi kane vuajtur nga mungesa e konsensusit politik dhe qasja elektorale.
Do të kemi më në fund zgjedhje te pakontestuara dhe të njohura në ditën e parë te numërimit.
Do të shkojme në fushatën zgjedhore jo për të garuar me akuza por me alternativa.
Do të premtojme më të mirën afatgjatë, jo më të lirën afatshkurter.
Edi Rama tregoi pjekurinë e një lideri që është në politikë për të lënë shenjen e vet transformuese në historinë e Shqipërisë, e cila është më e rëndësishme se pushteti.
Falenderim i përzemērt për të gjithë socialistët dhe shqiptarët që janë forca e vërtete e ndryshimit. 
 Mirënjohje për të gjithë ata që bashkuan forcat me mua për të dhënë përulësisht një kontribut modest për Shqipërinë e re.
Punë më të mëdha dhe më të bukura na presin 

Optimist për të nesërmen.
#EdiRama #PerShqiperineQeDuam #PS

Article Logic
Execution time: 0.018594026565552
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79181" }