Rama i hoqi një ministër dhe 3 drejtorë, a cënohet marrëveshja e LSI me PS-në? Përgjigjet Petrit Vasilit

Publikuar tek: politike, më 09:05 19-05-2017 Rama i hoqi një ministër dhe 3 drejtorë, a cënohet marrëveshja e LSI me PS-në? Përgjigjet Petrit Vasilit

Pas marrëveshjes Rama-Basha, kreu i LSI-së Petrit Vasili ka dalë në një konferencë ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh me përgjigjen e vetme: LSI do dalë forcë e parë.

“Thelbësore është një çështje dhe vetëm një, ne sot kemi një marrëveshje që ka mundësuar një garë elektorale të barbartë dhe ka siguruar një integritet insitucionesh dhe të shkojmë para qytetarëve, elementët e tjerë janë të parëndësishëm. Të dalim forcë e parë, jemi të lumtur që ajo që insistuam, për zgjedhje gjithpërfshirëse u realizua”, tha Vasili.

PYETJE-PËRGJIGJE

Ju keni deklaruar që është antikushtetuese- mungesa e koalicioneve. Pse LSI merr pjesë në një garë ku një element të sajin e sheh antikushtetues dhe a është marrëveshja Rama-Basha bashkëqeverisje PS-PD?

Kam një koment shterues për të dyja. Sot jemi në një situatë më të qartë politike, kemi një datë zgjedhjesh dhe të gjitha forcat poltiike në fushë, qetësi publike, evituam kaosin, stabiliteti është një shërbim shumë i madh që ishte dhe synimi i LSI që ishte gati të kthente postet e madje edhe Presidentin.

Nuk e kam parë kurrë LSI-në në kaq vite, ta ndajë vetëm një hap nga të dalit forcë e parë. Të tjerat janë elemente të parëndësishme.

Marrëveshja PS-PD kërcënuese? Ju hoqi 1 ministër dhe 3 drejtorë...

Në këtë moment e rëndësishme është vetëm një gjë: Të ecim përpara, madhor është vetëm ky objektiv që është më afër se kurrë.

Me kë do bashkëqeverisni pas zgjedhjeve?

Po punojmë të dalim forcë e parë. Ky është objektivi. Debatet e tjera zhvillohen pas këtij objektivi.

Article Logic
Execution time: 0.0023078918457031
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79193" }