Mogherini e Hahn përshëndesin paktin PS-PD : Ky ishte hapi i parë vendimtar, çelësi mbetet Vettingu

Publikuar tek: politike, më 10:05 19-05-2017 Mogherini e Hahn përshëndesin paktin PS-PD : Ky ishte hapi i parë vendimtar, çelësi mbetet Vettingu

Marrëveshja e dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës është përshëndetur nga shefja e Zyrës së Jashtme të BE-­së, Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johanes Hahn.

Përmes një statusi në Twitter ata e kanë cilësuar këtë pakt si hapin e parë vendimtar, por theksojnë se çelësi për integrimin e vendit është zbatimi i Vettingut.

“Përshëndesim zyrtarët shqiptarë për marrveshjen e arritur. Në 25 qershor të gjitha partitë do të jenë në zgjedhje dhe ky është ishte një hap i parë vendimtar. Megjithatë, Vettingu mbetet çelësi i përparimit në antarësimin e vendit në BE. Ne do të mbnështesim Shqipërinë”, shkruajnë zyrtarët e lartë të BE, pas marrëveshjes që i dha fund krizës politike që kishte përfshirë vendin prej 3 muajsh.

Article Logic
Execution time: 0.034921884536743
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79197" }