Shkodër, plagosen 2 vëllezër në plazhin e Velipojës, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:05 19-05-2017 Shkodër, plagosen 2 vëllezër në plazhin e Velipojës, njëri në gjendje kritike (EMRAT)

Dy persona kanë mbetur të plagosur në plazhin e Velipojës në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në vendin e quajtur “sektor-plazh”.

Sipas të dhënave paraprake, të plagosur kanë mbetur vëllezërit Ervin dhe Durim Tahiri, përkatësisht 30 dhe 27 vjeç.

Dy të lënduarit janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Mësohet se Ervin Tahiri është në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë një plumb në gjoks, ndërsa Durimi është plagosur në gju. 

Policia arrestoi brenda pak minutash njërin prej autorëve të plagosjes së dyfishtë në Velipojë dhe zbuloi armën e krimit dhe u shpall në kërkim autori i dytë.

Ai është Besnik Ndoj, banues në Mali Kolaj, Velipojë. Autorit iu bllokua arma e zjarrit tip ‘automatik’, model 56 e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia gjithashtu ka ngritur disa pika kontrolli për të ndaluar autorin e dytë të implikuar në ngjarje.Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.  

Article Logic
Execution time: 0.002410888671875
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79207" }