U ndanë nga një telefonatë, çifti i njohur i Hollywood rrëfen historinë e tyre

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:05 19-05-2017 U ndanë nga një telefonatë, çifti i njohur i Hollywood rrëfen historinë e tyre

Cheryl Cole dhe Liam Payne ndonëse kanë 10 vite diferencë, janë një nga çiftet më të këndshme të Hollywood-it.

Në një intervistë të dhënë për "The Sun", Liam ka treguar se një ngjarje që ka ndodhur mes tij dhe partneres Cheryl Cole i ka ngelur aq shumë në mendje aq sa e ka kthyer dhe në këngë.

“Ka një këngë në albumin tim që flet në thelb për një çift i cili gati ndahet dhe vajza vendos që ta lërë të dashurin e  saj përmes një telefonate”- është shprehur këngëtari.

Duket se një ngjarje e tij i ka ndodhur vetë çifti në fjalë në fillimet e tyre  edhe pse fatmirësisht kjo telefonatë ndarjeje nuk ka qenë definitive. Aktualisht ata janë prindër të një vogëlushi të quajtur Bear.

Po ashtu Liam ka qenë pafundësisht i dashuruar pas Cheryl saqë ka duruar dhe talljet e shokëve të tij pasi shfaqi dukshëm interesin ndaj këngëtares gjatë pjesëmarrjes së tij në X Factor.

Article Logic
Execution time: 0.002424955368042
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79210" }