Ndodh vetëm në Gjirokastër, kryebashkiakja bën drejtorin nëndrejtor dhe nëndrejtorin drejtor (KRISJA PS-LSI dhe KALIMI I ÇUDITSHËM)

Publikuar tek: politike, më 12:05 19-05-2017 Ndodh vetëm në Gjirokastër, kryebashkiakja bën drejtorin nëndrejtor dhe nëndrejtorin drejtor (KRISJA PS-LSI dhe KALIMI I ÇUDITSHËM)

Vazhdon krisja mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Gjirokastër.

Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Punëve Publike Fadil Bojo dhe në vend të tij ka emëruar nëndrejtorin Ethem Seferi.

Ndërkohë Bojon e ka kaluar në postin e nëndrejtorit. Thënë thjeshtë, nëndrejtori është bërë drejtor dhe drejtori nëndrejtor, shkruan newsbomb.al.

Lajmi konfirmohet për newsbomb.al nga vetë kryebashkiakja e cila e ka komentuar këtë thjesht si një “kalim” që nuk shkarkon askënd nga detyra.

Fadil Bojo ka ushtruar detyrën e drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë e Gjirokastrës prej disa vitesh dhe pretendon se vendimi i marrë sot nga kryebashkiakja është tërësisht politik.

Kujtojmë se në shkurtin e këtij viti, Rami shkarkoi nënkryetarin Ylli Muho, një tjetër emër që vjen nga rradhët e PS.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024340152740479
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79215" }