Marrëveshja PS-PD, aleatët e Bashës janë të pakënaqur: Goditje për partitë e vogla

Publikuar tek: politike, më 13:30 19-05-2017 Marrëveshja PS-PD, aleatët e Bashës janë të pakënaqur: Goditje për partitë e vogla

Pas mbledhjes së zhvilluar mes kreut të PD-së, Lulzim Basha me aleatët ka dhënë një prononcim për gazetarët kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Ai deklaroi se marrëveshja PS-PD nuk është zgjidhja më e mirë dhe e konsideron paktin si goditje për partitë e vogla.

 “Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ka pasur një lloj transparence mes nesh. Marrëveshja nuk është zgjidhja më e mirë, por ne tani jemi para fakteve të kryera. Kjo është një goditje për partitë e vogla politike, por megjithatë do ta vuajë më shumë e majta. Ngjalat nuk janë më të përshtatshme”, u shpreh Ndoka, pak minuta pas mbarimit të mbledhjes në selinë blu. 

 

ndoka.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Ndodh vetëm në Gjirokastër, kryebashkiakja bën drejtorin nëndrejtor dhe nëndrejtorin drejtor (KRISJA PS-LSI dhe KALIMI I ÇUDITSHËM)
Duka del nga mbledhja me Bashën dhe i zbulon sekretin e madh: Marrëveshja na ka dëmtuar »
Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79216" }