Duka del nga mbledhja me Bashën dhe i zbulon sekretin e madh: Marrëveshja na ka dëmtuar

Publikuar tek: politike, më 12:05 19-05-2017 Duka del nga mbledhja me Bashën dhe i zbulon sekretin e madh: Marrëveshja na ka dëmtuar

I pari që ka dalë nga mbledhja e Lulzim Bashës me aleatët është kreu i PAA Agron Duka.

Duka ka pranuar hapur se marrëveshja Rama-Basha ka dëmtuar partitë e vogla ndërsa ka zbuluar një sekret: për datën e zgjedhjeve, Basha ka qenë i kushtëzuar nga Rama dhe u detyrua të pranonte.

“Basha na dha të drejtë të zgjedhim si të hyjmë, të zgjedhim me cilën logo të përfaqësohemi. Duhet me mat forcat se kjo marrëveshje dëmton partitë e vogla, në këto kushte ne duhet ta masim mirë veten nëse mund të marrim deputetë në disa zona apo jo.

Jemi duke mat veten nëse mund të marrim deputetë, unë gjykoj në Durrës e marr një mandat, por një mandat më duket pak”, tha me me shumë sinqeritet Duka para gazetarëve ndërsa shtoi:

“Jam shumë i kënaqur që u arrit marrëveshja, kjo është gjëja më e rëndësishme. Zoti Basha ishte i detyruar të pranonte datën që iu kushtëzua nga Rama. Gjëja me mirë  është që të gjithë të marrin pjesë në zgjedhje”.

Article Logic
Execution time: 0.0023641586303711
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79218" }