Marrëveshja Rama-Basha, flet për herë të parë Ilir Meta: Do ketë surpriza... (TË GJITHA PYETJE- PËRGJIGJE)

Publikuar tek: politike, më 13:05 19-05-2017 Marrëveshja Rama-Basha, flet për herë të parë Ilir Meta: Do ketë surpriza... (TË GJITHA PYETJE- PËRGJIGJE)

Flet për herë të parë Ilir Meta pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha. Meta u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes ndërsa nuk nguroi të thotë hapur se në këto zgjedhje “do ketë surpriza”.

MARRËVESHJA RAMA-BASHA?

Dua të shpreh kënaqësinë time që sot të gjithë jeni më të qetë dhe më të lehtësuar se dy ditë më parë kur zgjedhjet dhe demokracia ishin buzë greminës dhe për këtë dua të falenderoj ata faktorë ndërkombëtarë e vendas,veçanërisht BE e SHBA që dhanë kontributin e tyre për të patur zgjedhje gjithëpërfshirëse që shqiptarët të shkojnë të qetë në zgjedhjet sipas standarteve europiane. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin e të ardhmen e tij.

LSI E RREZIKUAR nga marrëveshja dhe kur do mblidhet seanca?

Së pari seanca do mblidhet në momentin që do jenë të gatshme procedurat për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Së dyti gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshme, tani të jenë të qetë se tani ka garë, demorkaci dhe jam i bindur se do ketë edhe supriza. LSI është sjellë në mënyrën më të përgjegjshme për të parandaluar përshkallëzimin e krizës dhe që ka qenë e gatshme për qeverinë e besimit. Tani e kemi. LSI ka qenë e gatshme për t'i dhënë të gjitha. Se LSI e ka fuqinë te rinia jo te ministritë.

A U KONSULTUA RAMA ME LSI?

Asnjë arsye për tu kosnsultuar me askënd nga LSI. Fat i madh që vendi s’ra buzë greminës, demokracia është në bulevard, bulevardi është i lirë...LSI do jetë forcë e parë, se ishte më e gatshme për të sakrifikuar çdo lloj pushteti.

A DO VAZHDOJË MARRËVESHJA PS-LSI?

Kjo është një pyetje për kryetarin e LSI, Petrit Vasili. Deri më 23 korrik unë jam anëtar i Lëvizjes.

Marrëveshja RAMA-BASHA bashkëqeverisje mes PS e PD? Skenar i 2008-ës?

Nuk ka asnjë rëndësi, e rëndësishme është që vendi është më i lehtësuar, se çfarë synon njëri e tjetri janë kalkulime të ngushta partiake.

Demokracia është surprizë. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë surprizë.

S’ka lidhje me 2008-ën se jemi në dy realitete të ndryshme.

PISHMAN QË U BË PRESIDENT?

Krizën e zgjidhën gjithë faktorët e përgjegjshëm brenda dhe jashtë, kështu që unë jam i qetë që evituam rënien e vendit dhe zgjedhjeve në humnerë. Të punojmë për një proces sa më dinjitoz.

Article Logic
Execution time: 0.016739130020142
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79221" }