Data e zgjedhjeve në ditën Bajramit, “kjo është e pafalshme, nuk ka ndodhur asnjëherë”

Publikuar tek: aktualitet, më 14:05 19-05-2017 Data e zgjedhjeve në ditën Bajramit, “kjo është e pafalshme, nuk ka ndodhur asnjëherë”

Imam Muhamed Sytari, myftiu i Shkodrës, ka reaguar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 25 qershor, (datë e cila përkon me festën e shënjtë të myslimanëve, Fiter Bajramin).

Ai ka fajësuar dy liderët Edi Rama dhe Lulzim Basha që përcaktuan me marrëveshje datën 25 qershor si datë të zgjedhjeve. Myftiu i Shkodrës në reagimin e tij, shpreh pakënaqësinë e thellë dhe shton se një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në komunizëm, kur praktikimi i  fesë ishte i ndaluar.

“Jemi befasuar nga dy drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur, edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH, por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, ka thënë Muhamed Sytari gjatë një prononcimi për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0025670528411865
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79232" }