Suedia rrëzon akuzat ndaj themeluesit të Wikileaks, Julian Assange

Publikuar tek: bota, më 15:05 19-05-2017 Suedia rrëzon akuzat ndaj themeluesit të Wikileaks, Julian Assange

Prokurorët në Suedi thanë se do të pushojnë çështjen ndaj themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, i cili akuzohej për përdhunim.

Julian Assange ka pesë vjet që jeton në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, që pasi bëri publike dokumente sekrete gjatë administratës së Obamës.

Por vendimi i prokurorëve suedezë nuk do të thotë që ai tashmë është i lirë. Në Britani ka ende urdhër arresti pasi nuk është paraqitur në gjyq, dhe Policia Metropolitane e Londrës deklaroi se do ta arrestojë nëse del nga Ambasada.

Article Logic
Execution time: 0.0027320384979248
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79238" }