Ish-kongresmeni amerikan, njeriu i afërt i Hillary Clinton do dënohet për ngacmim seksual ndaj të miturës

Publikuar tek: bota, më 16:05 19-05-2017 Ish-kongresmeni amerikan, njeriu i afërt i Hillary Clinton do dënohet për ngacmim seksual ndaj të miturës

Anthony D. Weiner ish kongresmeni demokrat pritet të dënohet për dërgimin e mesazheve me përbajtje seksuale te një vajzë minorene.

Gruaja e Weiner, Huma Abedin, ka qenë kreu i fushatës elektorale të kandidates Hillary Clinton në 2016-ën.

Ai u tërhoq nga politika pas skandalit me fotot nudo të tijat, të cilat ia kishte dërguar në celular një vajze të mitur.

Skandali u zbulua pasi FBI nisi hetimin ndaj Hillary Clinton përpara zgjedhjeve, e-mailet e së cilës u gjetën në lap top-in e Weiner.

Persona që nuk kanë pranuar të identifikohen thanë se Weiner do shpallet fajtor nga Gjykata Federale në Manhattan, dhe rrezikon të dënohet me burg.

Article Logic
Execution time: 0.017271995544434
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79247" }