Vasili “thumbon” liderët politikë Rama-Basha: Përgjigje e drejtpërdrejt... Rrufetë e ndërsjella sollën dëmtim të rëndë të ekonomisë

Publikuar tek: politike, më 17:05 19-05-2017 Vasili “thumbon” liderët politikë Rama-Basha: Përgjigje e drejtpërdrejt... Rrufetë e ndërsjella sollën dëmtim të rëndë të ekonomisë

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka folur gjatë takimit të organizuar nga të rinjtë e LRI në kuadër të fushatës “Plani për punësimin e të rinjve” edhe njëherë për krizën politike.

Vasili e ka konsideruar krizën politike “rrufe” e cila sipas tij ka dëmtuar rëndë ekonominë.  

“Realizimi i këtij objektivi është ndryshe nga qeveria. Realizimi i këtij objektivi është përgjigje e drejpërdrejtë që i ka dëgjuar brengat e të rinjve por jo për t'i shpërdoruar ato.

Tek ne lidhen disa të para sepse lidhet objektivi për të qenë forcë e parë. Themeli ynë politik ka qenë dhe mbeten programe të vërteta dhe realiste, nuk ka për të qenë kurrë program që t'ju hedhim hy syve. Synimi ynë për të qeverisur vjen nga një bazë shumë e shëndEtshme sepse kemi marë fatet e të rinjve t'i ndryshojmë.

Edhe ato që ndodhën javët dhe muajt e fundit rrufetë e ndërsjellta që në vend të rrufeve të vërteta ishin asgjë, ishin provë e vetme e shkatërrimit të ekonomisë edhe e bindjes që njerëzit kishin përpara. Ishte e vërteta që LSI ka bërë bërë të mundur me përgjegjshmëri ta zgjidhë.

Ndaj ne në krizën më të fundit vumë në dispozicion gjiththçka për t'u hequr shqipëtarëve brengat dhe jo për të ricikluar një klimë të turpshme të zgjedhjeve të papara gjëkundi”, tha ndër të tjera Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0024261474609375
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79252" }