Rama e pranon: Do jetë garë e fortë. LSI, PD duan të dalin forcë e parë, por ne do dalim me 71 deputetë

Publikuar tek: politike, më 17:05 19-05-2017 Rama e pranon: Do jetë garë e fortë. LSI, PD duan të dalin forcë e parë, por ne do dalim me 71 deputetë

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga nëj miting në qytetin e Korçës, ka vlerësuar marrëveshjen e arritur me kundërshtarin opozitar Lulzim Basha, duke thënë se “i dhamë çfarë donte”.

Rama u shpreh se gara mes tre partive më të mëdha në vend do jetë shumë e fortë, pasi edhe PD edhe LSI, ashtu sikundër PS duan të dalin forcë e parë.

“Por ne”, tha Rama “do dalim forcë e parë me 71 deputetë”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

I thashë meri të gjitha. I do merri të gjtha. Ne i duam ata në zgjedhje sepse duam t’i mundim në zgjedhje. Kam dëgjuar dhe lloj lloj që thoshin u nda qeveria, u copëtua qeveria. Një tjetër thoshte se ja i morën që të ndajnë paratë, që të vjedhin paratë.

Jo. Ata që do shkojnë aty te OSHEE-ja do jenë aty që të sigurohen që administrata të mos përdoret në fushatë kundër atyre që nuk kanë administratë. Shumë mirë që u bë. U bë kështu për 30 ditët e fushatës. Dhe se çfarë do bëhet më pas e dini ju.

Gara do jetë shumë e fortë, LSI-do të dalë forcë e parë, PD-do të dalë forcë e parë, edhe ne duam të dalë forcë e parë. Jo, shumë mirë jo.... Por ne do dalim forcë e parë 71 deputetë.

Article Logic
Execution time: 0.0025670528411865
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79253" }