Rama: Ja gjëja më e rëndësishme e marrëveshjes për të cilën s’flet askush. Me kreun e opozitës, takime periodike

Publikuar tek: politike, më 17:05 19-05-2017 Rama: Ja gjëja më e rëndësishme e marrëveshjes për të cilën s’flet askush. Me kreun e opozitës, takime periodike

Mes kryeministrit dhe kreut të opozitës do ketë takime periodike pas 25 qershorit, ka thënë kryeministri Edi Rama nga Korça. Duket se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës hap një kapitull të ri mes marrëdhënieve të qeverisë me opozitën.

Rama tha se kjo është një nga gjërat më të rëndësishme të marrëveshjes për të cilën nuk flet askush. Duke sulmuar analistët dhe ata persona publikë që dje kishin mbushur studiot televizive duke kritikuar marrëveshjen, Rama tha se që pas 25 qershorit mosmarrëveshjet mes opozitës dhe qeverisë do të zgjidhen përmes rrugëve institucionale dhe nuk do jetë më e nevojshme ndërhyrja e ndërkombëtarëve, shkruan newsbomb.al.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Gjëja më e rëndësishme e marrëveshjes që nuk flet asnjeri. I Dëgjoni ju a jo në televizione. Mbyllni volumin dhe shkojuni fytyrat. Kjo fytyrë këtu vdiq për ne dhe nuk ka shkuar asnjëherë në pazar? Jo ata janë të axhituar se atyre iu prishën pazaret.

Që nga ata që bëjnë mendjedhënësit në televizione, deri te ata që janë pas tyre e deri te ata që janë mësuar ta bëjnë politikën si stacione autobuzi. Dhe thonë partitë e vogla, pa lidhje...

Gjëja më e rëndësishme e marrëveshjes është se pas kësaj nuk do jemi më në kushte kur duhet të vinjë nga Brukeseli nga Amerika, ata mund të vijnë por duhet të vijnë për të na takuar me njëri tjetrin.

Ndërkohë që sot, duke qenë përfaqësues të këtij populli, jo vetën kur të mos ketë dakortësi, që të na vijnë shkesët që të na thonë merre mo se është i mirë, shife nusen se është e mirë... Por do kemi një dialog institucional, periodik, midis kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës. Ndërsa këta që flasin aty është muhabeti vetëm tenderi, pazati, leku, keku byreku.

Article Logic
Execution time: 0.0023589134216309
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79254" }