U largua nga posti pas paktit Rama-Basha, ky është reagimi befaues i Niko Peleshit

Publikuar tek: politike, më 17:05 19-05-2017 U largua nga posti pas paktit Rama-Basha, ky është reagimi befaues i Niko Peleshit

Niko Peleshi, kryesuesi i listës së PS-së për Korçën ka folur para të pranishmëve në takimin elektoral të kësaj partie më gratë e këtij qarku.

Edhe pse është një nga të prekurit e paktit Rama-Basha, Peleshi nuk është dukur aspak i shqetësuar, madje ka shpjeguar se kjo marrëveshje, erdhi pasi PS nuk është e interesuar për pushtetin si qëllim në vetëvete, por se e do atë për t’u shërbyer sa më mirë qyetetarve.

“Shqipëra lëngonte në tranzicion sepse kishte padrejtësi. Partia Socialiste bëri marrëveshje pasi për PS pushteti nuk është qëllim në vetvetë, por për të shërbyer sa më mirë. Kushdo që mund të ndjehet i hidhëruar për paktin, duhet ti themi që i rëndësishëm nuk është pushteti por qëllimi për të hapur një faqe të re në histori. Fitorja do të jetë e pakontetstuar pasi ne kemi dhënë gjithçka për garanci”, tha Niko Peleshi.

Article Logic
Execution time: 0.14017295837402
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79255" }