Kur Berisha flet, të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm, e kishte paralajmëruar më herët paktin Rama-Basha

Publikuar tek: politike, më 17:05 19-05-2017 Kur Berisha flet, të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm, e kishte paralajmëruar më herët paktin Rama-Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha është një nga figurat që ka dominuar për më shumë se 27 vjet skenën politike në vend. Për këtë arsye dhe shumë të tjera Berisha është një nga ato figura politike që kur bën deklarata duhet ta shohssh apo dëgjosh me vëmëndje.

Këtë gjë, Berisha e ka treguar edhe një herë tjetër. I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” në “Ora News” më datë 26 prill 2017, Berisha duket se e ka parlajmëruar marrëveshjen mes dy liderëve, Basha-Rama.

Kjo është ajo çka kishte deklaruar Berisha më 26 prill 2017

Mendoj se vendi ka nevojë për një marrëveshje të re, mendoj se ndryshimet Kushtetuese duhet të jenë frymëzuese për konkludimin e një marrëveshje të re dhe këtyre politikanëve do t’u mbetet merita e marrëveshjes së re. Me gjera të pjesshme asgje nuk zgjidh. Po vetëm një marrëveshje ere që do të conte Shqipërinë të sigurtë në BE, ka thene Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0022158622741699
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79257" }