Megaoperacion, kapen 2.2 ton drogë shqiptare me vlerë 20 milion euro

Publikuar tek: aktualitet, më 18:05 19-05-2017 Megaoperacion, kapen 2.2 ton  drogë shqiptare me vlerë 20 milion euro

2.2 ton marijuanë të sekustruara ky është rrezultati i aksionit më të fundit të policisë italiane e cila njofton se gomonia ishte e nisur nga Shqipëria. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane bëhet fjalë për një sasi droge që kapte në treg vlerën e 20 milionë eurove.

 

Gomonia me 2.2 dorgë është pikasur në bregdetin e komunës së Garganos në rajonin e Puglias, mbrëmjen e 17 majit. Gomonia është identifikuar nga autoritetet italiane e braktisur mes shkëmbinjve rreth 15 metra larg nga bregdeti. Vështirësia e terrenit ka bërë që karabinierët italianë të mbërrijnë vetëm me not në mjetin lundrues.

Në bordin e saj janë gjetur 57 pako me marijuanë me peshë totale rreth 2.2 tonë. Gomonia është e gjatë 8 metra dhe e pajisur me dy motorra të fuqishëm prej 200 kauj fuqi jashtë bordit. Autoritetet italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare po punojnë për identifikimin e autorëve.

droge2.jpg

droge1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.019315004348755
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79259" }