E larguan nga ALUIZNI, por Artan Lame ka një dilemë të madhe

Publikuar tek: politike, më 18:05 19-05-2017 E larguan nga ALUIZNI, por Artan Lame ka një dilemë të madhe

Marrëveshja Rama-Basha ka prekur shumë ministri dhe drejtori me peshë në vend, ku pa diskutim njëra nga më të rëndësishmet në këtë drejtim është ALUIZNI, e drejtuar nga Artan Lame.

Kjo drejtori tashmë do të udhëhiqet nga një propozim teknik, edhe pse shumë herë është përfolur se Artan Lame nuk është një figurë e mirëfilltë politike ai do duhet të largohet nga ky post, më bazë të paktit Rama-Basha. I pyetur se si e komenton apo si e ka pritur këtë lëvizje në dikasterin që drejton prej gati 4 vitesh, Lame është përgjigjur i habitur se nuk e ka kuptuar si lëvizje këtë vendim të Ramës dhe Bashës.

“Kur emri im diskutohej në Partinë Socialiste, kishte gjithmonë nga ata që më konsideronin vetëm njëri teknik dhe jo politik. U desh marrëveshja Rama-Basha, që të kuptoja se isha njeri politik dhe jo teknik”, u shpreh Lame për Opinion.

Article Logic
Execution time: 0.0022709369659424
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79263" }