“S’ka zgjedhje me Ramën kryeministër”, FR poston “5 gënjeshtrat e Lulzim Bashës”

Publikuar tek: politike, më 19:05 19-05-2017 “S’ka zgjedhje me Ramën kryeministër”, FR poston “5 gënjeshtrat e Lulzim Bashës”

Forca Rinia, një forcë relativisht e re politike me kryetar Dritan Brokën, ka nisur një mini-fushatë kritike ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas marrëveshjes që ky i fundit arriti me kryeministrin Edi Rama, duke u detyruar të shkelë mbi disa premtime që kishte bërë në “Çadrën e Lirisë”.

Forca Rinia në Facebook:

5 gënjeshtrat e #mëdha të Bashës në çadër dhe ja pse tradhëtoi demokratët, kauzën e tanishme por edhe të 1992.

1 - Basha u zotua se nuk do të zhvillohen zgjedhje me Ramën kryeministër.

2- Basha u zotua se nuk ulet në dialog pa pasur më parë në tryezë dorëheqjen e Ramës.

3- Basha u zotua se nuk do të fuste ministra teknikë në një qeveri Rama.

4- Basha u zotua se zgjedhjet nuk mund të bëheshin kurrë brenda qershorit.

5- Basha u zotua se "Republika e re" nuk do të bëjë marrëveshje kulisash si përgjate republikës së vjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0023431777954102
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79267" }