Ilir Meta zbulon arsyen befasuese që detyroi Bashën të bënte marrëveshje

Publikuar tek: politike, më 19:05 19-05-2017 Ilir Meta zbulon arsyen befasuese që detyroi Bashën të bënte marrëveshje

Ilir Meta i ftuar në një emision televiziv ka folur për aktualitetin politik por mbi të gjitha për marrëveshjen Basha-Rama.

I pyetur për arsyet që çuan Bashën drejt paktit, Meta u përgjigj se arsyet mund të kenë qenë të shumta, por si kryesore veçoi përgjegjësinë politike.

“Arsyeja që e detyroi Bashën të pranoi marrëveshjen për mendimin tim është ndjenja e përgjegjësisë. Përveç kësaj mendoj se ka ndikuar edhe faktori ndërkombëtar. Por një faktor tejet i rëndësishëm mendoj se kanë qenë edhe aleatët e PD. Ata kanë qenë realist në qëndrimet që kanë mbajtur”, tha Meta.

Pastaj i pyetur lidhur me takimin që ai zhvilloi me Sali Berishën, ai komentoi atë si një takim normal.

“Doktori është pika ime e dobët dhe pika ime më e fortë, në kuptimin e mirë të fjalës. Ka qenë një ditë normale dhe kam shkuar për të vizituar doktorin, nuk ka ndonjë gjë”, u shpreh Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0022602081298828
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79268" }