Skënder Gjinushi nuk mban dot të qeshurën në emision kur flitet për qeverinë teknike. Zbulon kush e detyroi Bashën "të ulë kokën"

Publikuar tek: politike, më 19:05 19-05-2017 Skënder Gjinushi nuk mban dot të qeshurën në emision kur flitet për qeverinë teknike. Zbulon kush e detyroi Bashën

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi shpërthen në të qeshura në emision teksa replikon me deputeten Vasilika Hysi.

Gjinushi i  ftuar në emisionin “Kapital”  tha se kriza u shkaktua nga Partia Demokratike dhe problemet e saj të brendshme, por teksa deputetja Hysi sqaron pjesën e marrëveshjes për ministrat e propozuar Gjinushi shpërthen në të qeshura.

Deputetja përpiqej të thoshte se nuk ka humbur PS, ndërsa Gjinushi  tha në fund se Basha doli i fituari.

“Sot kërkojnë që gjatë garës të ndryshohet sistemi. Kriza është shkaktur nga brenda e ka shkaktu PD. Kjo krizë u krijua nga PD nga problemet e saj të brëndshme... Do i shohim socialistët se do i kenë në kurriz. Fajin e kanë ata që u futën në çadër.

Lulzim Basha u detyrua të pranojë të hyjë në zgjedhje të ulë kokën. Opozita do ishte e humbur. Ke dhe zërat e brendshëm në PD që i kanë thënë. Pas kësaj Rama është tregu edhe më tolerant. Dhe Lulzim Basha nga i djegur në PD tani triumfon. Për mua nga e mërkura në darkë ishtë i humbur të enjten u ringjall.

Article Logic
Execution time: 0.0041921138763428
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79269" }