Francezi lë Parisin për të jetuar në Elbasan, zbuloni arsyen e fortë (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:05 19-05-2017 Francezi lë Parisin për të jetuar në Elbasan, zbuloni arsyen e fortë (Video)

Parisi është qyteti i Dashurisë, por Jean Pierre Chavanon, e braktisi atë për dashurinë e tij dhe tani jeton në Tregan të Elbasanit.

Fati deshi që dashuria e tij të ishte një vajzë shqiptare, e cila do ta merrte në vendin e saj. Prej dy vitesh ata jetojnë në Tregan ku Jean Pierre ushtron profesionin e tij të kuzhinierit.

“Jetoj në Shqipëri prej dy vitesh. Jam zhvendosur këtu për të dashurën time. Pse të mos vish në Shqipëri? është një vend shumë i bukur”, shprehet ai për “Top Channel”.

Linora, partnerja e tij, jetoi për tre vite në Paris, ku njohu edhe Jean Pierre-in, dhe bashkë vendosën të vinin në Shqipëri ndonëse Parisi është Paris.

“Kam jetuar për 3 vite në Francë dhe, duke parë që çdo gjë ishte mirë, thashë: “pse jo”, tregon Linora, “Dhe kështu, i propozova tim shoqi të vinim në Shqipëri. Ta ngremë edhe ne vendin si të gjitha vendet e tjera, se s’na mungon asgjë.”

Shumë mirë ndihet në Shqipëri edhe Jean Pierre-i. Ai punon kuzhinier dhe ka mësuar recetat shqiptare të cilave u shton gjithmonë edhe pak shije franceze.

Gjithë jetën time kam lëvizur nëpër Europë për shkak të profesionit, por Shqipëria më pëlqen. është një vend i mrekullueshëm. Më pëlqen të rri në Shqipëri dhe të zhvilloj biznesin tim në të cilin mundohem të ndërthur traditat e Francës me ato të Shqipërisë. Tashmë kam arritur të gatuaj zogj apo mish keci në hell, por nuk e harroj stilin tim me salca franceze.

Article Logic
Execution time: 0.0022709369659424
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79271" }