Meta për videon komike Rama-Basha: Po iu ndodh si me vjehrrën time, e kishte tmerr doktorin pastaj e pëlqeu (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:18 19-05-2017 Meta për videon komike Rama-Basha: Po iu ndodh si me vjehrrën time, e kishte tmerr doktorin pastaj e pëlqeu (VIDEO)

Edhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta nuk ka rezistuar dot pa qeshur me videon e kryeministrit Edi Rama që i shkon nga pas Lulzim Bashës duke i thënë “Erdha unë, hajde brenda”.

Pasi e pa parë momentin komik në “Zonë e Lirë”, Meta ka thënë se “këtyre po iu ndodh siç më ndodhi mua me doktorin (Berishën).

“Më duket siç më ndodhi mua me doktorin. Kur e njef kundërshtarin nga afër është më ndryshe, ndikon. Dhe kjo është gjë e mirë.

Vjehrra ime kur bëmë koalicionin me PD-në e kishte tmerr doktorin, pastaj kur e dëgjonte tha “Po që më pëlqen ky mua”. Kështu po iu ndodh edhe këtyre më duket”, tha Meta.

VIDEO e Ramës dhe Bashës te hyrja e Kryesisë së Kuvendit:

Më shumë në këtë kategori: « Pedagogia e UET pas marrëveshjes Rama-Basha: Ata që folën për çadrën e lirisë, Republikën e re... Zoti i faltë!
Ndizet fushata, Monika Kryemadhi hipur mbi kalë me xha Bimin, tërheq vëmendjen e të gjithëve »
Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79273" }