Pushime këtë fundjavë? Anuloni të gjitha planet që keni bërë deri tani

Publikuar tek: aktualitet, më 21:05 19-05-2017 Pushime këtë fundjavë? Anuloni të gjitha planet që keni bërë deri tani

Gjatë kësaj fundjave, vendi ynë do të mbetet sërish në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të ndikojnë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare. Vetëm në rajonin verior do të ketë shira të karakterit lokal.

Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë disi më të dendura duke u shtrirë në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të zonave bregdetare, të cilat do të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët.

Parashikohet që gjatë natës, të ketë shtim të vranësirave  në gjithë vendin. Kështu e diela vjen me mot të ftohtë dhe rrebeshe. Temperaturat do të ulen me 7 deri në 8 gradë celsius.

Edhe javën që vjen moti do të jetë i paqëndrueshëm. Ditën e martë e deri ditën e enjte, gadishulli i Ballkanit dhe vendi ynë do të mbetet i ndikuar nga masa ajri të paqëndrueshme, të cilat do të rikthejnë reshjet e shiut.

Article Logic
Execution time: 0.0022428035736084
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-79276" }