Në Lushnje do ndërtohet i pari park fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike me panele diellore

Publikuar tek: ekonomi, më 15:06 07-06-2017 Në Lushnje do ndërtohet i pari park fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike me panele diellore

Një kompani ka aplikuar për ndërtimin e një parku me panele diellore për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.

Parku fotovoltaik do ndërtohet nga kompania AAE Shpk në zonën e Lushnjes në një sipërfaqe prej 2 hektarë.

Shoqëria “AEE” Sh.P.K., ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë, aplikimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 2 MË, në zonën “Plug”, Bashkia Lushnje. Përshkrim i Projektit: Shoqëria “AEE” Sh.P.K. ka aplikuar për pajisjen me autorizim paraprak në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni” i ndryshuar, për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën “Plug’, Bashkia Lushnje me një sipërfaqe totale të projektit rreth 2 ha ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MË me një vlerë investimi rreth 1 milion Euro

Article Logic
Execution time: 0.1941180229187
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-81602" }