Publikohet projekti, si do të transformohet “Hotel Dajti”, i pari luksoz në Shqipëri (FOTOT)

Publikuar tek: ekonomi, më 11:06 09-06-2017 Publikohet projekti, si do të transformohet “Hotel Dajti”, i pari luksoz në Shqipëri (FOTOT)

Banka e Shqipërisë njoftoi sot se ka mbyllur prokurimin për rikonstruksionin e Hotel Dajtit, tashmë në pronësi të këtij institucioni,  për ta kthyer atë në mjedise që do t’i shërbejnë personelit të bankës. Po ashtu BSH bëri me dije se punimet do të nisin shumë shpejt.

“Banka e Shqipërisë bën me dije se së shpejti do të nisin punimet për rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit. Këto punime do të realizohen në vijim të vendimit nr. 27, datë 01.04.2015 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e realizimit të objektit të prokurimit “Rikonstruksioni i godinës së ish-hotel Dajtit”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Detaje më të hollësishme për këtë proces, Banka e Shqipërisë do t’ia komunikojë publikut pas nënshkrimit të kontratës për zbatimin e projektit të rikonstruksionit.

Rikonstruksioni i godinës do të sigurojë ambientet e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit për punonjësit e Bankës së Shqipërisë, por, gjithashtu, rikthimin e të gjitha vlerave historike e kulturore që kjo ndërtesë ruan në memorien e kryeqytetit. Kati i parë i saj do të ruajë të njëjtat ambiente funksionale si dikur në shërbim të qytetarëve dhe të hapura për publikun. Ndërsa pjesa tjetër e godinës, do të përshtatet në funksion të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë. /Newsbomb.al/ 

11_1_250_9607_0_copy.jpg

10_1_250_9606_0_copy.jpg

14_1_250_9609_0_copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023620128631592
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-81846" }