Thellohet përplasja në Ministrinë e Drejtësisë, kallëzim penal për drejtoreshën e DAP dhe sekretaren e përgjithshme

Publikuar tek: politike, më 17:06 09-06-2017 Thellohet përplasja në Ministrinë e Drejtësisë, kallëzim penal për drejtoreshën e DAP dhe sekretaren e përgjithshme

Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, nuk tërhiqet pas vendimit të Departamentit të Administratës Publike për rikthimin në punë të Juliana Hoxhës, e shkarkuar nga ministri Bardhi pas angazhimit në politikë.

Hoxha është kandidate e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht mban postin e sekretares së përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.

Gazmend Bardhi ka kallëzuar në prokurori si Juliana Hoxhën dhe drejtoreshën e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, e cila refuzoi pezullimin e Hoxhës.

Ministri Bardhi ka deklaruar se DAP nuk ka autoritet për të verifikuar urdhrat e Ministrisë së Drejtësisë ndaj kanë nisur procedurat për lirimin e saj nga puna.

Article Logic
Execution time: 0.02539587020874
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-81890" }