Njoftim i rëndësishëm nga Tatimet: Si mund të përfitoni nga falja e detyrimeve tatimore, kur është afati i fundit

Publikuar tek: ekonomi, më 05:06 10-06-2017 Njoftim i rëndësishëm nga Tatimet: Si mund të përfitoni nga falja e detyrimeve tatimore, kur është afati i fundit

Drejtoria e përgjshme ka bërë një lajmërim të rënddësishëm, sesi mund të përfitoni faljen e detyrimeve tatimore.

Por mos harroni afati i fundit është 30 qershori, kështu që duhet të nxitoni, shkruan newsbomb.al.

Njoftimi i drejtorisë së tatimeve:

Kujtesë për përfituesit nga ligji i faljes së detyrimeve tatimore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmëndjen e tatimpaguesve se Ligji nr. 33/2017 datë 30.03.2017, “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore” ka hyrë në një fazë të rëndësishme të implementimit.

Ligji parashikon heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat, për deklaratat e padorëzuara të çdo periudhe tatimore me kushtin që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet elektronikisht deri në datën 30.06.2017.

Tatimpaguesi duhet të dorëzojë elektronikisht deklaratat e çdo periudhe tatimore, pavarësisht vitit të cilit i përkasin deklaratat e padorëzuara apo llojit të tyre.


Çdo deklaratë e dorëzuar përtej këtij afati, nuk ju bën përfitues të faljes së gjobave.

Ju faleminderit!

Article Logic
Execution time: 0.0022480487823486
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-81928" }