Portali grek ofendon rëndë trajnerin shqiptar, ja si e mbron deputeti i PS-së

Publikuar tek: sport, më 22:06 10-06-2017 Portali grek ofendon rëndë trajnerin shqiptar, ja si e mbron deputeti i PS-së

Disa ditë më parë Besnik Hasi u emërua trajner i ekipit grek të Olimpiakosit. Por ky emërim i tij në krye të pankinës së ekipit athinas duket se ka krijuar hatër mbetje tek tifozët ultras.

Në reagimet e tyre ata janë shprehur kundër një trajneri shqiptar në ekipin më të titulluar grek, Olimpiakos. Por në mbrojtje të Hasit ka dalë deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza. Në një reagim të tijin në rrjetin social facebook, Peza shkruan se Besnik Hasi duhet vlersuar për arritjet e tij dhe nuk duhet paragjykuar se nga vjen.

Statusi i plotë i Alfred Pezës:

THENIA E DITES!

I takon portalit grek "zougla.gr", qe e pershkruan keshtu emerimin e ish futbollistit te kombetares kuq e zi, Besnik Hasi si trajner te ekipit te famshem "Olimpiakos": "Ai eshte shqiptar. Do ta marr te me mbledhe ullinj, te punoje ne fabrike, ne ndertim, por jo deri aty sa tia jap vajzes sime per dhender", te thone ne Greqi. "Jam me Olimpiakos" te thote tifozi bardh e kuq, por jo sa te arrijme deri aty qe te kemi trajner nje shqiptar. E megjithate duhet ta pranojme e ta vleresojme per punen qe do te beje. Ky eshte futbolli, nuk ka pse te paragjykojme".

Article Logic
Execution time: 0.0023529529571533
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82005" }