Shpartalloi Izraelin dhe i çuditi të gjithë me gjestin e tij në fushë, zbulohet "misteri” i shenjës që bëri Armando Sadiku pas golit

Publikuar tek: sport, më 07:06 12-06-2017 Shpartalloi Izraelin dhe i çuditi të gjithë me gjestin e tij në fushë, zbulohet

Shqipëria ka arritur të marrë mbrëmë në stadiumin "Haifa" një fitore mjaft të rëndësishme.

Më në fund pas 5 takimesh pa rezultat dhe kritikave të shumta që kanë shpërthyer ndaj trajnerit apo skuadrës, djemtë e Kombëtares kanë mundur t'i mbyllin gojën  të gjithëve.

Armando Sadiku arriti të shënojë dy gola mjaft të vlefshëm jo vetëm për Kombëtaren, por për të gjithë tifozët që kanë pritur këto emocione. Ndërsa Memushaj vendos ta dërgojë "nokout" skuadrën kundërshtare pas një aksioni mjaft të bukur të nisur me Hysaj dhe Cikalleshi.

Pasi "shpartalluan" Izraelin, golin e dytë bomberi Sadiku e festoi duke bërë një gjest që e shihnim për herë të parë dhe që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. U duk sikur po i hidhte gjellës kripë me lëvizjet e gishtave. Newsbomb.al u interesua dhe nga burime pranë Sadikut arriti të mësojë edhe domethënien e gjestit festiv.

Këtë veprim të veçantë e bën dhe kuzhinieri i njohur turk Nustret Gokçe, gjest i cili është bërë viral në internet. /Newsbomb.al/ 

LEXO EDHE: Eleminatoret: Izrael-Shqipëri, 0-3

 

Kuzhinieri Nustret Gokçe

Article Logic
Execution time: 0.12590003013611
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82129" }