Ndodh e çuditshmja në Pakistan, dënohet me burgim përjetë për statusin në facebook

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:06 12-06-2017 Ndodh e çuditshmja në Pakistan, dënohet me burgim përjetë për statusin në facebook

Një burrë i akuzuar për postim të përmbajtjes blasfemike në “Facebook” u dënua me vdekje nga një gjykatë në Pakistan. Taimoor Raza, 30 vjeç, u shpall fajtor për, siç u tha, postim të komenteve për Profetin Muhamed dhe gratë e tij.

Rasti i tij u dëgjua në një gjykatë në qytetin Bahavalpur, rreth 500 kilometra larg kryeqytetit Islamabad. Prokurori i rastit tha se është hera e parë që dënimi me vdekje u shqiptua për një rast që lidhet me mediat sociale.

Grupet e të drejtave të njeriut janë shprehur të shqetësuara, ndërsa “Facebook” nuk e ka komentuar ende rastin konkret. “Facebook”, në muajin mars, ka thënë se do të zhvillojë një ekip në Pakistan për t’i adresuar shqetësimet e qeverisë për përmbajtjen blasfemike, por ka shtuar se favorizon mbrojtjen e privatësisë së anëtarëve të tij, shkruan Rel. Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, e ka cilësuar blasfeminë si “vepër të pafalshme”.//shekulli//

Article Logic
Execution time: 0.018163919448853
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-82233" }